Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim drejtorin rajonal të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (KNKK) për Evropë dhe Azi Qendrore, me zyrë në Gjenevë, Patrick Vial, i shoqëruar nga Agim Gashi, shef i Misionit të KNKK në Kosovë, të cilët e kanë përgëzuar atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit.
Kryeministri ka biseduar me Vial-in dhe Gashin për mbështetjen që kjo organizatë globale i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj.
Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar Patrick Vial-in për angazhimin e KNKK në hulumtimin dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve të luftës në Kosovë.