Telegrafi

Haradinaj takon bashkatdhetarët në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar bashkatdhetarët në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York.

“Mes grave dhe burrave që dhanë shumë për faktorizimin e shqiptarëve dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Për atë që kontribuuan këta patriotë me dekada, sot Kosova ka dyert e hapura në vendet më të rëndësishme të vendim marrjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në SHBA ka takuar personalitete të ndryshme, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Kosovë./Telegrafi/