Site icon Telegrafi

Haradinaj takon Apostoloven, flasin për zhvillimet politike në vend

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën tha se ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe vazhdimin e partneritetit.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook tha se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të vazhduar obligimet kontraktuale sipas MSA-së.

“Prita sot në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe vazhdimin e partneritetit në projektet e përbashkëta. Theksova se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të vazhduar obligimet kontraktuale sipas MSA-së, në të gjitha etapat tona të funksionimit dhe se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, fakt ky që i mbetet BE-së të vendos në të drejtën tonë për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version