Telegrafi

Haradinaj takon ambasadorin Rohde: Gjermania, strehë e qindra mijëra bashkëqytetarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

Haradinaj shprehet se Gjermania përpos që është strehë e qindra mijëra bashkëqytetarëve, ka qenë përkrahëse e madhe e rrugës së popullit tonë për liri e pavarësi.

“Prita sot në takim, ambasadorin e ri gjerman Jörn Rohde. Ambasadorit i urova mirëseardhjen dhe i shpreha gatishmërinë të punojmë ngushtë për tema me rëndësi për vendin tonë.

Gjermania përpos që është strehë e qindra mijëra bashkëqytetarëve tanë, ajo ka qenë përkrahëse e madhe e rrugës së popullit tonë për liri e pavarësi, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat në të cilat po kalon vendi ynë. Ne jemi përgjithmonë falënderues!”, shkruan Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/