Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi.
Haradinaj ka thënë se Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për Kosovën dhe se ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në procese të rëndësishme siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë, transmeton Telegrafi.
” Në takim të rregullt me ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi, theksova se Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve dhe se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/