Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se në takim kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Diskutuam për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit; thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë për antarësimin në NATO. Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik”, ka pohuar ai, transmeton Telegrafi.
Tutje, ai ka shkruar se ka vlerësuar lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë.
“Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e miqësisë së kahershme mes dy popujve”./Telegrafi/