Telegrafi

Haradinaj takon ambasadorin gjerman, bisedojnë për projekte të rëndësishme mes dy vendeve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Haradinaj ka thënë se me ambasadorin Heldt kanë biseduar për bashkëpunimin e deritashëm, me theks të veçantë angazhimin e përbashkët për Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren, transmeton Telegrafi.

“U dakorduam që të fuqizojmë punën tonë, për ta jetësuar projektin më të rëndësishëm bilateral ITP-në, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Krahas kësaj, biseduam edhe për projekte të tjera të rëndësishme mes dyja vendeve dhe përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë në temat e rëndësishme për vendin.”, ka shkruar ai./Telegrafi/