Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomsz Szunyog.
Haradinaj pas takimit ka thënë se kanë biseduar për agjendën e qeverisë e cila bie ndesh në plot raste me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e BE-së.
“Një bashkëbisedim i frytshëm e miqësor në selinë qendrore të Aleancës me z.Toms Szunyog, Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë. Diskutuam hapur për çështjet aktuale në vend. Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se objektivi ynë kryesor është integrimi euro-atlantik.
“Integrimi euro-atlantik, është objektivi kryesor strategjik i Kosovës. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në BE dhe NATO”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/