Site icon Telegrafi

Haradinaj takon ambasadorin britanik

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Haradinaj me Abbott bisedoi për proceset në të cilat po kalon vendi, sidomos për krizën me pandeminë dhe avancimin e marëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.

‘Me ambasadorin Nicholas Abbott, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi, veçanërisht krizën ekonomike për shkak të pandemisë, si dhe avancimin e marëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës. Ndihma dhe angazhimi Britanik, në përkrahje e mbështetje të Republikës së Kosovës, sidomos në rrafshin ndërkombëtar është shumë i nevojshëm’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në fund të takimit e falënderoi Abbott, për mbështetjen që po i bënë Kosovës.

“Ambasadorin Abbott e falënderova për angazhimin e shtetit që e përfaqëson në mbështetje të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version