Site icon Telegrafi

Haradinaj takoi Kryetarin e Shoqatës së malazezëve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Kryetarin e Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq.

Haradinaj vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve si dhe marrëdhëniet ndërmjet dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

“Kryeministri dhe kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës Vujiçiq kanë biseduar për nevojën e avancimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve.
Slobodan Vujiçiq ka riinicuar idenë e zbatimit të strategjisë për integrimin dhe afirmimin e malazezëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u theksua nevoja për hapjen e një qendre për malazezët që jetojnë në Republikën e Kosovës. Haradinaj i dha mbështetje afirmimit të mëtejshëm të vlerave të popullit malazezë që jeton në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version