Telegrafi

Haradinaj takoi finalistët e The Voice

Në këtë takim, Haradinaj priti Mjellmën, Matejin dhe Lindin, të cilët u shoqëruan dhe nga forumi rinor i AAK-së.

Telegrafi mëson se në këtë takim është folur shumë për perspektivën e këtyre këngëtarëve në skenën kosovare, përkundër faktit se spektakli është format i Shqipërisë.

Këngëtarët ishin shumë të kënaqur me pritjen që u bënë të rinjt e AAK-së dhe lideri i tyre, Ramush Haradinaj, i cili premtoi se në rast se merr në dorë qeverisjen e vendit, do të investojë shumë në zhvillimin e të gjitha sferave të rinisë në Kosovë. /Telegrafi/