Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali bin Hammad al Marri.
Kryeministri Haradinaj e falënderoi për përkrahjen që shteti i Katarit i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj e njoftoi të ngarkuarin me punë të Katarit në Shqipëri, Ali bin Hammad al Marri për angazhimin e Qeverisë në forcimin dhe konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit të Kosovës si dhe për zhvillimet dhe proceset që lidhen me agjendën euroatlantike me synim, anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe në BE.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik.
Ndërkaq, Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hammad al Marri theksoi gatishmërinë e Katarit se do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat, përfshirë përkrahjen për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare./Telegrafi/