Telegrafi

Haradinaj takohet me Ramën, flasin për krijimin e institucioneve në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar për Express ketë takim dhe ka treguar se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

“Krejt çka mundem më thënë është se nuk është kapërcyer as tema e krijimit të institucioneve të Kosovës dhe rëndësisë që ka ky proces për vendin”, ka thënë Nitaj.