Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Tiranë është takuar të martën me presidentin e sapogjedhur shqiptar, Ilir Meta, me të cilin ka zhvilluar një bisedë miqësore.
Haradinaj e ka njoftuar presidentin Meta me zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërkohë që është informuar për zhvillimet politike me të cilat aktualisht përballet Tirana.