Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me drejtorin rajonal për Evropë nga Instituti Ndërkombëtar Paul McCarthy dhe drejtorin e Qendrës për Global Impact Antonio Garrastazu.
Dy mysafirët Haradinaj i ka njoftuar me progresin në sundimin e rendit dhe të ligjit si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Prita në takim Drejtorin Rajonal për Europë nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy, dhe Antonio Garrastazu, Drejtor i Qendrës për Global Impact.
Në një diskutim përmbajtësor, theksova se Kosova është një demokraci e re, e fokusuar në zhvillim ekonomik me bazë resurset kombëtare dhe investimet e huaja. Po ashtu, i njoftova për progresin e matshëm në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kosova është e angazhuar për stabilitetit dhe paqe të qëndrueshme në rajon dhe e palëkundur në rrugën e integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.