Telegrafi

Haradinaj takohet me komandantin e NATO-së, flasin për anëtarësimin e Kosovës në Paktin Veri-Atlantik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me gjeneralin Tod D. Wolters, Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-së në Europë (SACEUR).

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij e tij në Facebook ka shkruar se në këtë takim ka potencuar se Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes dhe se FSK-ja multietnike dhe profesionale, ofruese e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, po avancohet sipas standardeve të NATO-së.

“Në takim me gjeneralin Tod D. Wolters, Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë (SACEUR), potencova se Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes dhe se FSK-ja multietnike dhe profesionale, ofruese e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, po avancohet sipas standardeve të NATO-s. Kosova, në aspiratën e saj për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, është e gatshme të kontribuojë për paqen aty ku kërkohet nga aleatët tanë. Mirënjohës grave dhe burrave që në misionin e NATO-s, KFOR, tani e dy dekada shërbyen për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar ai./Telegrafi/