Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me një delegacion investitorësh amerikan të cilët i shpalosen projekte të rëndësishme potenciale për bujqësinë, turizmin malor dhe themelimin e Univeristetit të Agrobiznesit me fokus në vreshtari dhe prodhimin e verës.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se të gjitha këto projekte në bashkëpunim të sipërmarrësve të Kosovës me investitorë të huaj, janë bazë e fuqishme për rritje ekonomike.
“Në takim me një delegacion investitorësh amerikanë të përbërë nga Bryan Ingram, Fred Ketcher dhe Bruce Stewart, si dhe sipërmarrësit Rrustem Gecaj dhe Genc Meraku, u shpalosen projekte të rëndësishme potenciale për bujqësinë, mjedisin, turizmin malor dhe themelimi i Universitetit të Agrobiznesit me fokus në vreshtari dhe prodhimin e verës. Të gjitha këto projekte, në bashkëpunim të sipërmarrësve të Kosovës me investitorë të huaj, janë bazë e fuqishme për rritje ekonomike, zhvillimin të qëndrueshëm dhe garancë për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/