Telegrafi

Haradinaj takohet më deputetin Hoxha dhe zëvendësministrin Balje, diskutojnë për hapjen e pikë kalimit kufitar në Restelicë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me deputetin Adem Hoxha dhe zëvendësministrin Hamza Bajle, për të diskutuar për hapjen e përkhohshme të pikë kalimit kufitar në Restelicë, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ky rajon, së shpejti do të gëzojë edhe rrugën e re regjionale, investim i Qeverisë së Kosovës dhe kërkesat për ndërmarrjen e veprimeve të tjera, për t’i ndihmuar banorët dhe për ta zhvilluar turizmin në këtë zonë,.

“Me qëllim të zhvillimit të agroturizmit dhe lehtësimit të qarkullimit të banorëve nga rajoni i Dragashit, prita sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës Adem Hoxha dhe zëvendësministrin Hamza Balje, me të cilët biseduam për hapjen e përkohshme të pikë kalimit kufitar në Restelicë, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Ky rajon, së shpejti do të gëzojë edhe rrugën e re regjionale, investim i Qeverisë së Kosovës dhe kërkesat për ndërmarrjen e veprimeve të tjera, për t’i ndihmuar banorët dhe për ta zhvilluar turizmin në këtë zonë, do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë!”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj./Telegrafi/