Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Ambasadorët e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj në Gjermani dhe Qëndrim Gashi në Francë.
Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se me ambasadorët ka diskutuar për temat rreth vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez në Prishtinë.
“Në takimin e mëngjesit të sotëm së bashku me Ambasadorët e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj në Gjermani dhe Qëndrim Gashi në Francë ku diskutuam për temat rreth vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez në Prishtinë”, ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook.
Ndryshe një delegacion i përbërë nga zyrtarë të Francës dhe të Gjermanisë do ta vizitojë sot Kosovën./Telegrafi/