Telegrafi

Haradinaj takim pune me ambasadorët Chabert dhe Heldt, flasin për marrëdhëniet Kosovë – Serbi

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pasur një takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt.

Shefi i ekzekutivit shqiptar tha se shkëmbyem pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Sipas tij, ata kanë diskutuar për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar energjitë pozitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Postimi i plotë:

Në takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt, shkëmbyem pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Poashtu, diskutuam për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar qasjen konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. /Telegrafi/