Telegrafi

Haradinaj: Ta ruajmë bukurinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Tokës, 22 prillin, gjersa ka bërë thirrje që të ruhen bukuritë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook ,Haradinaj ka thënë se përgjegjësia karshi natyrës dhe ambientit ku jetojmë duhet të shfaqet çdo ditë.

Postimi i plotë:

Përgjegjësia jonë karshi natyrës dhe ambientit ku jetojmë, duhet të shfaqet çdo ditë. Sot kur shënojmë Ditën e Tokës, më shumë se kurrë, na duhet ndërgjegjësim e veprim në mbrojtje të ambientit. Ta ruajmë bukurinë e Kosovës. /Telegrafi/