Site icon Telegrafi

Haradinaj: Do ta krijojmë Qeverinë, Kosova nuk do të mbahet peng! (Video)

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë përfunduan me renditjen në vend të parë të koalicionit të luftës. Surpriza ishte renditja e Lëvizjes Vetëvendosje në vendin e dytë, ndërsa në vend të tretë është koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Megjithatë, asnjë nga grupimet nuk ka shumicën për të krijuar qeverinë. Me daljen e rezultateve të para nisën të festojnë si kosovarët, ashtu edhe serbët.

“Formimi i qeverisë do të bëhet në përputhje me detyrimet kushtetuese, me mandatin kushtetues. Por, nuk shohim vështirësi sa i përket formimit të saj. Ne jemi në punë e sipër që kjo të ndodhë brenda afatit të duhur kohor. Agjenda e Kosovës nuk do të mbahet peng nga askush, përfshirë këtu edhe Beogradin, e jo më prej Listës Serbe. Ne jemi një brez që kemi qenë në gjendje për çdo sakrificë për atdheun, ndaj jemi të vendosur t’i kryejmë punët e Kosovës. Por, do të punojmë me komunitetet joserbe dhe serbe, gjithsesi jo duke e lënë Kosovën të jetë peng i votës penguese”, deklaroi kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma. /Top Channel/

Exit mobile version