Site icon Telegrafi

Haradinaj: Sundimi i ligjit, në agjendë të përditshme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është në fazën kur përpjekjet për sundimin e ligjit janë agjendë e përditshme dhe kështu do të jetë për një kohë të gjatë.

Haradinaj thekson se që nga krijimi i kësaj Qeverie sot kanë zhvilluar takimin e 6-të me radhë dedikuar kësaj fushë, aq të rëndësishme në forcimin e shtetit tonë dhe të rrugës sonë të integrimeve euro-atlantike.

“Sot ne pamë nga afër rezultatet e punës në sistemin gjyqësor të Kosovës. Sistemi i drejtësisë po tregon përparim që dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:

“Kosova është në fazën kur përpjekjet për sundimin e ligjit janë agjendë e përditshmë dhe kështu do të jetë për një kohë të gjatë.

Që nga krijimi i kësaj Qeverie sot kemi zhvilluar takimin e 6-të me radhë dedikuar kësaj fushë, aq të rëndësishme në forcimin e shtetit tonë dhe të rrugës sonë të integrimeve Euro-Atlantike.

Sot ne pamë nga afër rezultatet e punës në sistemin gjyqësor të Kosovës. Sistemi i drejtësisë po tregon përparim që dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës

Nëse krahasojmë numrin e lëndëve të bartura nga vitet e kaluara, Gjykatat në vitin 2017 kanë arritur t’i zvogëlojnë këto raste për 91016, që nënkupton rritje të madhe të efikasitetit;

Efikasiteti i zgjidhjes së lëndëve është përmirësuar dukshëm dhe nga mbi 60% kanë rënë në 30% me shkallë të spastrimit përreth 145%;

Ndonëse na presin edhe shumë sfida përpara, institucionet tona kanë shënuar rezultat në kryerjen e punëve të tyre dhe mbështetja ime dhe e Qeverisë do të jetë e plotë!”. /Telegrafi/

Exit mobile version