Site icon Telegrafi

Haradinaj-Stublla: Uniteti politik shqiptar në Luginën e Preshevës është i rëndësisë historike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklaruar sot se dalja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për të votuar listën e përbashkët të tyre, është detyrë parësore për avancimin e idealeve kombëtare dhe realizimin e të drejtave shtetërore.

Në një postim në Facebook, Haradinaj-Stublla shkruan se përkrahja dhe rreshtimi pas Koalicionit të Luginës së Bashkuar paraqet shembull për unitetin e faktorit politik shqiptar në rajon dhe botë

“Uniteti politik shqiptar në Luginën e Preshevës është i rëndësisë historike.Përkrahja dhe rreshtimi pas Koalicionit të Luginës së Bashkuar sot bëhet si një pikënisje shembull për unitetin e faktorit politik shqiptar në rajon e kudo në botë.

Dalja e shqiptarëve të Luginës për të votuar listën e përbashkët të tyre sot, është detyra parësore për avancimin e idealeve tona kombëtare dhe realizimin e të drejtave shtetërore.

Nga zemra, u uroj sukses të gjithë bashkëkombësve sot”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Exit mobile version