Site icon Telegrafi

Haradinaj-Stublla takoi ambasadoren Kamm, e falënderon për angazhimin në thellimin e raporteve Izrael – Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla ka pritur në takim Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

Haradinaj – Stublla ka falënderuar ambasadoren Kamm për anagazhimin konstruktiv në ngritjen e raporteve në mes të Izraelit dhe Republikës së Kosovës.

“Derisa shtetet tjera janë krenare me miqësinë e krijuar me shtetin e Izraelit së fundi, ne krenohemi me miqësinë e përjetshme që kemi pasur si dy popuj liridashës”, tha Haradinaj Stublla, duke shtuar se “numri i hebrenjve në Kosovë dhe viset tjera shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte rritur, ngase familjet shqiptare përmes Besës së dhënë kishin shpëtuar mijëra herbrenj”.

Në këtë takim, Ministrja Haradinaj – Stublla, duke mirëpritur gadishmërinë e Ambasadores Kamm për asistencën ndaj Kosovës në menaxhimin e luftës kundër pandemisë COVID-19, tha se thellimi dhe avancimi i bashkëpunimit shumëdimensional, mbetet përkushtim i përbashkët i të dyja vendeve. /Telegrafi/

Exit mobile version