Telegrafi

Haradinaj-Stublla: SHBA-të mbesin përherë adresa jonë e sigurt dhe garanca e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur së në Washington ka takuar Ryan Tully, drejtorin e Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Amanda B. Ahlers, drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

“Në një takim pune në Uashington DC me z.Ryan Tully, Drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe znj.Amanda B. Ahlers, Drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, diskutuam mbi përgatitjet e takimit të 2 shtatorit në Washington DC dhe përgjithësisht mbi dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Haradinaj-Stublla ka thënë se SHBA-të mbesin përherë adresa e sigurt e Kosovës.

“Rikonfirmuam domosdoshmërinë që dialogut tani i duhet lidershipi amerikan që të dinamizojë dhe qartësojë epilogun përfundimtar të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë.SHBA-të dhe Shtëpia e Bardhë do mbesin përherë adresa jonë e sigurt dhe garanca e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit”./Telegrafi/