Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka uruar për detyrën e re kongresistin Ritiche Torres, i cili do të zëvendësoj kongresistin Eliot Engel, i cili pas 32 viteve largohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.
Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kongresisti Torres pajtohet që drejtësia duhet të kërkohet dhe sigurohet për të gjitha viktimat e luftës gjenocidale e të spastrimit etnik të Millosheviqit në Kosovë, përfshirë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe për vëllezërit Bytyqi, që si shtetas Amerikan u ekzekutuan si pengje të luftës nga forcat paramilitare të Serbisë.
Postimi i plotë:
MIQTË E KOSOVËS NË AMERIKË PO SHTOHEN
Përderisa Kosova e falënderon përzemërisht Kongresmenin Amerikan Eliot Engel për miqësinë dhe mbrojtjen e fuqishme të të drejtave dhe aspiratës sonë për Kosovë të lirë, sovrane dhe të pavarur – që sot po përfundon punën e tij 32 vjeçare në Kongresin amerikan, njëkohësisht urojmë për detyrën e re që do të marrë ditën e sotme, kongresmenin z. Ritchie Torres.
Kisha nderin që verën e kaluar të takohem me kongresmenin Torres, përfaqësues i distriktit kongresional të 15-të (The Bronx), Neë York, në Dhomën e Përfaqësuesve.
Z. Torres pajtohet që drejtësia duhet të kërkohet dhe sigurohet për të gjitha viktimat e luftës gjenocidale e të spastrimit etnik të Millosheviqit në Kosovë, përfshirë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe për vëllezërit Bytyqi, që si shtetas Amerikan u ekzekutuan si pengje të luftës nga forcat paramilitare të Serbisë.
Bashkëbisedimi me të për rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm në politikën amerikane, si dhe për inkurajimin e madh e lidhjen e fortë me aktivistin e shquar të çështjes sonë kombëtare z.Harry Bajraktari, janë shpresë e madhe se miqtë e Kosovës në Amerikë nuk do të zvogëlohen asnjëherë, ashtu siç duan e shpresojnë kundërshtarët e Kosovës.
Përkundrazi! Miqësia jonë përditë po forcohet e thellohet.