Site icon Telegrafi

Haradinaj-Stublla për dënimin e Zoran Gjokiq: 12 vite janë pak, drejtësia duhet të vijë e plotë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përshëndetur dënimin e Zoran Gjokiq për krime lufte, edhe pse ka thënë se dënimi i tij vjen vonë dhe i cunguar.

“12 vite janë pak për këta lloj mostrash gjenocidalë. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka shtuar se drejtësia duhet të vijë e plotë dhe kjo nuk është aspak një fitore, është një moment thirrjeje për të vënë drejtësinë e munguar në vend.

Lexo po ashtu Zoran Gjokiq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite burgim

Postimi i plotë:

Kosova e pavarur e ka marrë drejtësinë në duart e veta, dhe sot e provoi duke dënuar më në fund të tmerrshmin e ‘Kristalit’ në Pejë, Zoran Gjokiq-in.
E megjithatë ky dënim vjen vonë, edhe vjen i cunguar. 12 vite janë pak për këta lloj mostrash gjenocidalë. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës.
Drejtësia duhet të vijë e plotë; kjo nuk është aspak një fitore, është një moment thirrjeje për të vënë drejtësinë e munguar në vend. Kosova kërkon drejtësi ndaj veprave makabre të secilit Gjokiq e çifteve të tij.
Koha ka ardhur për drejtësi të plotë dhe përfundimtare për luftën e Kosovës!
/Telegrafi/

Exit mobile version