Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se në kohën e fillimit të implementimit të reciprocitetit ka munguar një koordinim në mes Kosovës dhe SHBA-së. Ndër të tjera, ajo ka thënë se pas takimit të Escobar, Kosova duhej të lobojë më tej përfshirjen amerikane.
Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se opozita duhet të reflektojë pas vizitës së përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të veprojë si një tersi e vetme duke lobuar përfshirjen e SHBA-së në dialog.
E ftuar në RTV Dukagjini, ajo ka theksuar se involvimi amerikan dhe vizitat e zyrtarëve të Amerikës janë gjithmonë të mirëpritura, Haradinaj-Stublla ka dyshimet e saj për vizitën e Escobar.
“Involvimimi amerikan dhe vizitat e zyrtarëve të saj janë gjithmonë të mirëpritura, mirëpo kam dyshime se kryeministri ka premtuar një kompromis apo një zgjidhje të ndërmjetshme dhe emisarët amerikan dhe nesër ai evropian kanë ardhur që të sensibilizojnë spektrin politik dhe opozitën. Çudi është se e takojnë presidenten dhe pa kryeministër sepse do shihnim një koordinimin mes kryeministrit dhe presidentes, urojnë ta kenë bërë në prapavijë mirëpo nuk e kemi parë”, ka thënë ish-ministrja.
Të martën e 23 gushtit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Haradinaj-Stublla: Nuk është risi që SHBA-të po involvohen në dialog
Ish-ministrja e Jashtme ka thënë për tensionet në Veriun e Mitrovicës për çështjen e reciprocitetet fajtor është Qeveria e Kosovës e cila fillimisht, sipas saj, do duhej të koordinohej me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjë të cilën nuk e kanë bërë.
Haradinaj-Stublla ka thënë se një koordinim në mes SHBA-së dhe Kosovës nuk ka ekzistuar dhe një gjë të tillë e mbështet me deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Hovenier.
Sipas saj, involvimi i SHBA-ve nuk paraqet diçka të re ngase nga çdo administratë e Shtëpisë së Bardhë, ka qenë një i dërguar për të përcjellur çështjet e Kosovës.
“Qeveria ka gabuar që është zbrapsur për reciprocitetin, sepse kriminelët më 1 shtator prapë do ta bëjnë të njëjtën”, ka deklaruar Haradinaj-Stublla gjersa ka thënë se dikur, Qeveria Kurti kishte ardhur në pushtet me ide të qarta dhe kryeministri Kurti ka përfunduar duke bërë kompromis me kriminel të Veriut.
Gjersa ka treguar se Kurti i ka hyrë këtij dialogu pa asnjë ndryshim nga Qeveritë e kaluara, ish-ministrja ka thënë se pas skadimit të implementimit të marrëveshjeve për reciprocitet, “kriminelet e veriut” do të përsërisin veprimet e tyre duke krijuar një krizë të orkestruar nga Beogradi dhe Rusia.
Ajo ka kujtuar edhe vizitën e ministrit të brendshëm të Serbisë me ministrinë e Jashtëm të Rusisë duke theksuar se një takim i tillë nuk paraqet një habi.
Haradinaj-Stublla ka thënë se krimet e luftës janë anashkaluar në dialog dhe sipas saj duhet të ketë transparencë nga takimi që është mbajtur në Bruksel.