Site icon Telegrafi

Haradinaj-Stublla: Hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është një hap i madh drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe

Përkrahja e Japonisë ndër vite e ka shndërruar urën e miqësisë në partneritet konstruktiv në mes të Japonisë dhe Kosovës, tha të premten Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla.

Kryediplomatja Haradinaj – Stublla i bëri këto komente në takimin që zhvilloi me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, të cilit i shprehu falënderimin për mbështetjen e Japonisë dhënë Republikës së Kosovës.

“Hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është një hap i madh drejt forcimit të marrëdhënieve tona. Theksova përkushtimin e Kosovës në intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë dypalësh politik e ekonomik”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.

Exit mobile version