Site icon Telegrafi

Haradinaj-Stublla flet me Heiko Maas: Qëndrimi i Gjermanisë ishte vendimtar për përjashtimin e idesë së rrezikshme të ndryshimit të kufijve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter ka shkruar se qëndrimi parimor i Gjermanisë ishte vendimtar në përjashtimin e idesë së rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Qëndrimi parimor i shtetit Gjerman ishte vendimtarë në përjashtimin e idesë së rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Shpreh mirënjohje të thellë Heiko Maas dhe Gjermanisë për mbështetje të vazhdueshme. Për Kosovën Gjermania është partner kredibil në rrugëtimin euroatlantik. Liberalizimi i vizave mbetet pritje e madhe”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version