Site icon Telegrafi

Haradinaj – Stublla dhe ministri francez diskutojnë për dialogun dhe çështjen e vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, zhvilloi përmes telefonit një bisedë përmbajtësore dhe miqësore me homologun e saj francez, Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian.

“E falënderova Ministrin Le Drian për mbështjetjen e çmuar të Francës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës, dhe riktheksova gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në aspektet e interesit të përbashkët”, tha Haradinaj – Stublla.

Përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale, gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave, e cila sipas kryediplomatës Haradinaj – Stublla, ka rëndësi strategjike për Kosovën dhe është në interes të vlerave evropiane për rajonin. /Telegrafi/

Exit mobile version