Telegrafi

Haradinaj – Stublla bisedoi me homologun nga Islanda, konfirmohet nevoja për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të enjten zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar të Islandës, Gudlaugur Thor Thordarson.

Ministrja Haradinaj Stublla ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Islandës ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe.

“E falënderova z.Thordarson për bashkëpunimin e Islandës në fushën e sigurisë përmes KFOR-it, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Ministrja Haradinaj Stublla, të enjten paradite zhvilloi bisedë telefonike edhe me homologun e saj, Ministrin e Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu, i cili i premtoi vazhdimin e përkrahjes së Kosovës nga Estonia. /Telegrafi/