Në vazhdën e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, ka zhvilluar të hënën video-konferencën e radhës me homologun e saj të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood AlBusaidi.
Në këtë video-konferencë u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës
“Kisha një video-konferencë produktive me ministrin e Jashtëm të Omanit, z. Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood AlBusaidi. Me Ministrin AlBusaidi diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Omanit, vend me të cilin gëzojmë mbështetje konstruktive për proceset ndërkombëtare të Kosovës”, tha ministrja.
Përkundër se Republika e Kosovës dhe Omani nuk kanë të vendosura ende marrëdhënie diplomatike, kryediplomatja Haradinaj Stublla tha se është dakorduar me homologun e saj për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella, në përfaqësimin e interesave të popujve të të dyja vendeve.
Me këtë rast ministrja e ka njoftuar ministrin AlBusaidi edhe me arritjen e Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin ekonomik, që për Republikën e Kosovës është një hap përpara për garantimin e paqes dhe stabilitetit për rajonin e Ballkanit. /Telegrafi/