Site icon Telegrafi

Haradinaj sqaron ‘incidentin’ me Xhavit Halitin (Video)

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, sqaroi incidentin e së enjtes që ndodhi me kryesuesin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti në seancën e Kuvendit teksa po votohej mocioni që ligjet për transformimin e FSK-së të hyjnë të parat në rend dite.

Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se u habit me heshtjen e kryesuesit kur votohej  mocioni, pasi sipas tij përderisa në votim rezultonin diku 50 veta, në sallë reaguan se kishin votuar pro mocionit edhe diku 20 deputetët tjerë, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu 'Përplasen' Haradinaj dhe Haliti: A je në gjumë? Haliti, kryeministrit: Këqyri punët tua (Video)

Ai u shpreh se nuk ka diçka tjetër në këtë rast.

“Kam shkuar në parlament për interpelancë e veçanërisht për pakon e tri ligjeve. Duke pa respektin e deputeteve për këto tri ligje, u habita që kryesuesi nuk e pa që 20 deputetë kishin votuar e ai si kishte pa. Ata ishin në këmbë dhe thoshin ‘kemi votu’. Rezultoi që ishin 50 e diçka vet që kishin votuar për, e ndërkohë në votimin e dytë mbi 80.  Më bëri përshtypje. Nuk mendoj që ka aspekte tjera”, sqaroi situatën e sikletshme që kishte kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj me kryesuesin e Kuvendit, Xhavit Haliti. /Telegrafi/

Exit mobile version