Site icon Telegrafi

Haradinaj: Spitali Rajonal i Prishtinës do të ndërtohet ne Llukar, në Kazermën e FSK-së

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se Spitali Rajonal i Prishtinës do të ndërtohet ne Llukar, në Kazermën e FSK-së.

Haradinaj i cili pretendon të bëhet kryetar I Prishtinës, thotë se tashmë ka marrë opinionet e ekspertëve rreth këtij projekti, transmeton Telegrafi.

“Kosova në tërësi i ka 6 spitale rajonale, që shërbejnë për qytetarët e atyre rajoneve. Ndërsa Prishtina si kryeqytet me rreth gjysmë milion banorë dhe 3 komunat përreth saj, nuk e kanë një të tillë.
Për këtë arsye, jam munduar të marr opinione nga shumë ekspertë dhe njerëz që kanë mbajtur përgjegjësi nëpër institucione shëndetësore, ku po thuajse të gjithë janë të njëzëri që Spitali Rajonal i Prishtinës të ndërtohet në Kazermën e FSK-së, në Llukar të Prishtinës”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Haradinaj ka numëruar tri arsyet pse duhet të ndërtohet ky spital në Llukar.

Tri arsyet kryesore pse në Llukar:

1. Prona është lehtësisht e shfrytëzueshme;
2. Klima dhe ajri i pastër që ka ajo hapësirë, e që janë faktorë kyç për shëndetin e njeriut;
3. Unaza e Qytetit që pritet të ndërtohet, është shumë afër dhe lehtësisht e qasshme, i cili projekt i financohet nga IBRD.

Theksojmë së AAK tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e Daut Haradinajt për kryetar të Prishtinës, ndërsa ai pasi kishte fituar mandatin e deputetit kishte dhënë dorëheqje, me arsyetimin se do të përkushtohet për zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen në vjeshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version