Telegrafi

Haradinaj: Sot një nga ditët më përcaktuese për konsolidimin e shtetit, nga tranzicioni i FSK-së përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se me votimin në lexim të parë të pakos së ligjeve për transformimin e FSK-së deputetët e Kuvendit të Kosovës vulosën të drejtën e Kosovës për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtës, ofruese e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, forcë multietnike e profesionale, sipas standardeve të NATO-s.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nga tranzicioni i FSK-së përfitojnë qytetarët e komunitetet në Kosovë, por edhe rajoni ynë dhe partnerët strategjikë.

“Me të drejtë një prej ditëve më përcaktuese për vendin në konsolidim të shtetit dhe në rrugën drejt NATO-s. Me votimin në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në, deputetët e Kuvendit vulosën të drejtën e shtetit tonë sovran për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtës, ofruese e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, forcë multietnike e profesionale, sipas standardeve të NATO-s. Falënderoj secilin deputet veç e veç dhe të gjitha partitë politike nga pushteti dhe opozita, që për temat nacionale po dëshmojnë konsensus dhe unitet politik. Nga tranzicioni i FSK-së përfitojnë qytetarët e komunitetet në Kosovë, por edhe rajoni ynë dhe partnerët strategjikë”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/