Telegrafi

Haradinaj sot në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të vizitojë sot Komunën e Prizrenit.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se Haradinaj do të takohet me qytetarë të kësaj komune, me të cilët do të flasë për aktualitetin politik në vend.

Takimi mbahet duke filluar nga ora 17:00, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren.