Kryeministri i Kosovës, pas një vizite disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot kthehet në Kosovë, ku do të mbajë një konferencë për media.
Haradinaj pritet të flas për takimet në New York, Pentagon dhe Washington, ku ka zhvilluar takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimin e të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën.
Haradinaj ka zhvilluar takime bilaterale me senatorë, kongresistë dhe personalitete me influencë në Washington. /Telegrafi/