Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të bëjë homazhe tek varrezat e figurave të rëndësishme historike.
Dy ditë pas kthimit nga Franca, ku qëndroi i ndalur për rreth katër muaj, Haradianj do të nderojë komandantët e rënë të UÇK-së, ish-bashkëluftëtarët e tij dhe ish-presidentin Rugova.
Vendet ku Haradinaj do të bëjë homazhe sot:
11:00, Homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, Prishtinë,
11:20, Homazhe në Velani te varri i ish-presidentit Rugova,
12:00, Prekaz, homazhe ne kompleksin e Jasharajve,
13:00, Homazhe në Meje, Gjakovë
14:00, Homazhe në Gllogjan