Kryeministri në detyrë, njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, flet për herë të parë pas zgjedhjeve të mbajtura në vend, në emisionin ‘Debat Plus’ me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini në orën 20:30.
Haradinaj në këtë emision përballë analistëve Imer Mushkolaj, Astrit Gashi dhe Fidan Rama, tregon se pse humbi partia e tij dhe çka priste në zgjedhjet e 6 tetorit.
Po ashtu ai tregon se nga kush u tradhtua sa ishte në Qeveri.
Ish-shefi i Qeverisë ndër të tjera jep arsyet se pse dha dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa për kryeministrin e ardhshëm, Albin Kurti, kreu i AAK-së, ka disa akuza të rënda.
Ndër temat e ndryshme, Haradinaj tregon se a do t’i jap Qeveria 32 milionë euro për “Bectel & Enka”.
Haradinaj përballë analistëve tregon kohën për liberalizimin e vizave duke dhënë një datë – kurse tregon se cili delegacion gjerman do ta vizitojë Kosovën javën tjetër.
Për këto dhe më shumë ndiqeni intervistën ekskluzive të Ramush Haradinajt./Telegrafi/