Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se partia e tij është duke punuar bashkë me Nismën e Fatmir Limajt për të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme.
Kreu i AAK-së ka thënë se partia e tij nuk i ka vendosur vijë të kuqe asnjë partie politike, për të bërë koalicion paszgjedhor, nëse dalin fitues të zgjedhjeve nacionale.
“Po punojmë që t’i fitojmë zgjedhjet, AAK-NISMA. Nëse nuk i fitojmë zgjedhjet nuk do të vendosim vija të kuqe për asnjë parti”, ka thënë Haradinaj për RTK-në.
Ai gjithashtu ka theksuar se janë të hapur edhe për figura tjera politike dhe qytetarë të Kosovës për t’u bërë bashkë me ta.