Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ende nuk kanë pranuar zyrtarisht nga kuvendi iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Haradinaj tha se kjo është një procedurë që duhet të ndiqet, megjithatë ende nuk e di se si do të veprohet.
“Kjo procedurë është praktikë që duhet ndjekur, ne ende nuk e kemi marrë zyrtarisht shkresën. Nuk e di si do të veprojmë sepse ende se kemi” ka thënë Haradinaj.
Këto komente ai i bëri gjatë takimit me kryetarin e komunës së Obliqit, Xhafer Gashi.
Kujtojmë që Kryesia e Kuvendit, ka vendosur që kërkesën e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ta kthejë në qeveri./KlanKosova/