Telegrafi

Haradinaj: S’jemi të interesuar ta bëjmë një qeveri sa për ta bërë, opinioni të na mirëkuptojë për vonesat

Kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se janë përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira dhe sipas tij është koha partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë.

Haradinaj ka thënë se vendi nuk mund të jetë peng i kalkulimeve, por siç tha Haradinaj nuk janë të interesuar ta bëjnë një qeveri sa për ta bërë, por të krijojnë institucione stabile qeverisëse.

Lexoni postimin e plotë të Haradinajt:

“E para zgjedhjet e kanë prodhu rezultatin që e dini të gjithë.

E dyta jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira.

E treta nuk jemi aspak të interesuar që ta bëjmë një qeveri sa për ta bërë.

Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë.

Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka përcaktua kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe ta zhbllokojmë vendin.

Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve!”