Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se pagat në sektorin publik dhe atë privat mbetën më të ultat në rajon.
Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
“Paga minimale mbetet një formë e asistencës sociale. Paga mesatare mezi prek kufirin e mbijetesës. Në përgjithësi pagat në sektorin publik dhe atë privat mbetën më të ultat në rajon. Kjo madje në një periudhë kur inflacioni është i papranushëm për kapacitetin e mangët financiar dhe ekonomik në nivel vendi”, ka thënë Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Qeveritë e përgjegjshme bëjnë çmos që të drejtat, kushtet dhe mundësitë e punëmarrësve të shënojnë progres. Qeveria Kurti ka bërë krejt çfarë nuk është dashur, që gjendja në tregun e punës të mos shënojë asnjë progres.
Paga minimale mbetet një formë e asistencës sociale. Paga mesatare mezi prek kufirin e mbijetesës. Në përgjithësi pagat në sektorin publik dhe atë privat mbetën më të ultat në rajon. Kjo madje në një periudhë kur inflacioni është i papranushëm për kapacitetin e mangët financiar dhe ekonomik në nivel vendi.
Sikur kjo të mos ketë mjaftuar, punëmarrësit e sektorit më të madh, atij publik, vazhdimisht përballen me trajtim jo meritor dhe diskriminues.
Dialogu me sindikata është transformuar në një platformë monolgu, ku qeveria Kurti justifikon dështimet, shpërfaqë arrogancën, dhe monopolizon vendimmarrjen në lidhje me zhvillimin njerëzor dhe ekonomik.
Pra edhe sot, më 1 maj, shohim më shumë retorikë, më shumë uniformitet, më shumë migrim, dhe më pak shpresë. Kjo është oferta e një qeverie populiste! /Telegrafi/