Telegrafi

Haradinaj: Situata s’është e qetë, t’ia rrisim buxhetin FSK-së

 

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar që të ndërrohen tri nene në ligjin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se kjo është shumë e thjesht të bëhet, duke e arsyetuar me faktin se gjendja në rajon nuk është e qetë.

Haradinaj ka kërkuar që përmes këtyre neneve t’i jepet mandat shtesë FSK-së dhe buxhet shtesë.

“T’i japim mandat shtesë FSK-së sepse situata në teren nuk është e qetë. Ligji për FSK është ndërruar disa herë, dhe është shumë e thjesht të ndërrohet ligji. Kur vjen në pyetje t’i ndërrohet misioni FSK-së janë vetëm tri nene, kapacitetet dhe buxheti, dhe asgjë më shumë. Nuk ka nevojë e as e domosdoshme t’i ndërrohet emri, mjafton t’i rritet buxheti”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/