Site icon Telegrafi

Haradinaj: Siguria në vend është stabile

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ka folur për gjendjen e sigurisë në vend.

Haradinja tha se situata e përgjithshme e sigurisë në vend është stabile dhe se nuk ka paralajmërime destabilizim.

“Të gjithë mekanizmat e rendit dhe sigurisë konfirmojnë se situata e sigurisë është stabile dhe e qetë”, tha Haradinaj, duke shtuar se s’ka paralajmërime për destabilizim të Kosovës.

Ai tha se institucionet e vendit e kanë marrë seriozisht rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Edhe vizita e Vuqiqit kaloi në atmosferë korrekte dhe besojmë se porosia nga kjo vizitë ishte e qartë që përgjegjësitë për Kosovën i takojnë institucioneve të Kosovës”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version