Telegrafi

Haradinaj: Si Qeveri e vendit i kemi bërë disa punë të mira sa i përket personave me nevoja të veçanta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se si Qeveri e vendit i kemi bërë disa punë të mira sa i përket personave me nevoja të veçanta, sidomos Ligjin për kujdesin për Paraplegjikët e Kosovës si një e arritur e përbashkët dhe nuk do të ndalemi në këtë drejtim, për të qenë çdoherë me ju.

“Sot, mora pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”, për të parë edhe kësaj radhe shpirtin garues, energjinë dhe fuqinë e këtyre peronave specialë, që çdoherë për mua ka qenë motivim.

Këta fëmijë, janë inspirim i kësaj shoqërie për të bërë më shumë dhe shtytje e secilit prej nesh që përmes sportit, të krijojmë ura të reja bashkëpunimi dhe të rritemi së bashku.
Si Qeveri e vendit i kemi bërë disa punë të mira sa i përket personave me nevoja të veçanta, sidomos Ligjin për kujdesin për Paraplegjikët e Kosovës si një e arritur e përbashkët dhe nuk do të ndalemi në këtë drejtim, për të qenë çdoherë me ju”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj./Telegrafi/