Kryetari i AAK-së njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shumë të rinj premtues po i bashkohen konceptit të Aleancës 100 për qind shtet.
Ai ka thënë se këta të rinj duan të kontribuojnë që të vazhdohen punët e mëdha, për një Kosovë sovrane dhe ekonomikisht të fuqishme, transmeton Telegrafi.
“Kënaqësi e veçantë t’iu uroj mirëseardhje në AAK, ekspertëve të rinj dhe studentëve të dalluar, Erdan Sharani, ekspert i programeve softuerike, themelues i kompanisë “Zhurmë Entertainment”, djalë dëshmori me pesë martirë në familje; Artan Jaka, po ashtu djalë dëshmori, ligjërues në fondacionin “BoneVet”, student i fakultetit të inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike; Arjan Ukmata, ligjerues i gjuhës angleze dhe Gjon Hili, student e përfaqësues i Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik, të cilët tek programi i AAK-së dhe udhëheqja e vendosur dhe zbatuese, shohin garancën për krijimin e kushteve që ata dhe gjithë të rinjtë e Kosovës të ndërtojnë jetët dhe karrierat e tyre profesionale në vend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 6 tetor./Telegrafi/