Site icon Telegrafi

Haradinaj shtron iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame në Pejë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit, sonte ka shtruar iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame dhe imamët e komunës së Pejës.

“Në nderim të Muajit të shenjtë të Ramazanit sonte kam shtruar iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame dhe imamët e komunës së Pejës. Me urimin që të jemi bashkë si gjithmonë në kultivimin e vlerave tona të përhershme dhe unike, u dëshirova atyre agjërim të lehtë dhe të pranuar në ditët e mbetura të Ramazanit”, ka shkruar kreu i Qeverisë në llogarinë e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version